KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Debutim ëndrrash për Dellovën – ylli i Kosovës përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Turqi

Debutim ëndrrash për Dellovën – ylli i Kosovës përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Turqi

Me përfundimin e javës së parë të sezonit në Superligën e Turqisë, tashmë është publikuar edhe formacioni më i mirë i javës.

Faqja e specalizuar për statistika Sofascore, ka bërë të ditur 11-shen më të mirë të raundit të parë në kampionatin turk.

Aty bën pjesë edhe qendërmbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova, i cili pati një debutim tejet të mirë me skuadrën e Amedsporit.

Amedspor triumfoi në shtëpi me rezultat 3-0 ndaj Erzurumsporit, me Dellovën që ishte njëri ndër lojtarët kryesor të takimit.

27-vjeçari u vlerësua me notën 8.2 falë asistimit te goli i parë ndaj Erzurumspor, teksa ishte një mur i pakalueshëm në mbrojtje.

Dellova kompletoi gjithsej 72 pasime me një saktësi të hatashme prej 91 për qind, ndërsa pati edhe tri pasime kyçe.

Ai gjithashtu pati edhe pesë rikuperime të topit si dhe fitoi dy duele./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.