KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga kokaina te hashashi, policia sekuestron narkotikë në dy raste në Prizren

Nga kokaina te hashashi, policia sekuestron narkotikë në dy raste në Prizren

Dy raste të posedimit të dyshuar të narkotikëve janë raportuar në Prizren gjatë ditës së djeshme, ku në të dyja rastet policia ka sekuestruar substanca narkotike dhe dëshmi të tjera.

Në rastin e parë, më 17 gusht rreth orës 05:30, në rrugën “Gani Saramati”, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij janë gjetur 0.72 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 7.26 gramë marihuanë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe tri peshore elektronike, një detektor, një palë dylbi, dy gëzhoja, pesë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës 22:30 në rrugën “Ali Hadri”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 3.40 gramë hashash, 6.68 gramë kokainë dhe 1.29 gramë marihuanë.

Policia ka sekuestruar gjithashtu një peshore digjitale, një telefon, një grinder dhe 585 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari në rastin e dytë është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.