KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestë kundër ndërtimit të kishës në Zagor të Vushtrrisë

Protestë kundër ndërtimit të kishës në Zagor të Vushtrrisë

Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Zagori të Vushtrrisë, ku qytetarët po protestojnë kundër vendosjes së gurthemelit dhe ndërtimit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”.

Protesta vjen një ditë pasi “Lëvizja për Rikthim” ka vendosur gurthemelin në lokacionin ku është paraparë ndërtimi i kishës.

Zyrtarët policorë po qëndrojnë pranë lokacionit të ngjarjes, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të incidenteve të mundshme gjatë protestës.

Deri më tani nuk është raportuar për incidente, ndërsa situata në vend po monitorohet nga afër nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.