KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa shijon arratisjen me vajzat në Itali, pozon me bikini gjatë festës së shoqes

Dua Lipa shijon arratisjen me vajzat në Itali, pozon me bikini gjatë festës së shoqes

Dua Lipa ka shijuar një udhëtim të veçantë vetëm me vajzat në Portofino të Italisë, ku është bashkuar me shoqet për të festuar martesën e afërt të mikeshës së saj të ngushtë, Ella-s.

Këngëtarja 30-vjeçare ndau disa momente nga arratisja në Instagram, duke treguar atmosferën festive dhe pamje nga pushimet.

Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet me bikini trekëndëshe teksa relaksohet pranë detit, ndërsa në një tjetër moment pozon me nusen e ardhshme, e veshur me një fustan të bardhë sateni.

“Udhëtim i madh sepse Ella do të martohet”, shkroi këngëtarja në përshkrimin e postimit.

Festimet kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjeve, ku Dua dhe shoqet e saj janë shfaqur me pizhame rozë dhe të bardha të njëjta, duke pozuar për selfie dhe duke shijuar kohën së bashku.

Udhëtimi në Portofino vjen pak kohë pasi Dua Lipa kurorëzoi lidhjen e saj me aktorin Callum Turner.

Çifti zhvilloi ceremoninë e martesës në Londër dhe më pas vijoi festimet në Siçili, ku organizoi një festë luksoze disa ditore.

Pas muajit të mjaltit, të cilin Dua e përshkroi si “parajsë në tokë”, këngëtarja është rikthyer gradualisht edhe në angazhimet profesionale.

Ndërkohë, fotografitë nga Portofino kanë tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar pamjen dhe stilin e saj gjatë pushimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.