KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar

Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët në mërgatë shihet si një mënyrë e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë kombëtare. Krahas mësimit, nxënësit nga Belluno e Italisë vizitojnë Kosovën gjatë verës, duke e lidhur njohurinë teorike me përvojën e drejtpërdrejtë në vendlindje.

Organizimi i mësimit plotësues për nxënësit në mërgatë ka dimensionin që të mos harrohet gjuha, kultura dhe historia kombëtare dhe në vete ngërthen ekskursione në atdhe.

“Vizatojmë, vallëzojmë, këndojmë edhe recitojmë”, tha Kaltrina Haradini, nxënëse.

“Po mundohemi shqip me fol me siguri. Zakonisht janë tetë orë në gjuhë të huaj, në gjuhën italiane. Nëse ne nuk merremi me ta, këta devijojnë menjëherë”, tha Fahri Haradini, anëtar i Këshillit të Prindërve.

Mësuesi dhe ish-nxënësja, tash mësimdhënëse, vlerësojnë se mësimi plotësues në mërgim dhe vizitat në vendlindje janë alfa dhe omega e mosharresës kombëtare.

“Unë e vërej bashkë me kolegen time që këta fëmijë e plotësojnë veten nga ana teorike që e mësojnë, me anën praktike që e shohin me sy”, tha Faik Tafolli, mësimdhënës i mësimit plotësues në Belluno, Itali.

“Në Kosovë shumë mirë po shkon ekskursioni. Jemi munduar me bo shumë aktivitete që ta shohin edhe nxënësit e vegjël rëndësinë e vizitës”, tha Agnesa Krasniqi, mësimdhënëse në Belluno të Italisë.

Përjetimet, përshtypjet dhe sugjerimet gjatë qëndrimit në trojet e të parëve do të jenë tema diskutimi dhe përgatitjeje të eseve në mërgim deri në rikthimin e radhës, thonë nxënës të mësimit plotësues në Belluno të Italisë.

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.