KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zyrtare: Diant Ramaj huazohet sërish te Copenhagen nga Dortmundi

Zyrtare: Diant Ramaj huazohet sërish te Copenhagen nga Dortmundi

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj e ka kompletuar huazimin te Copenhagen pasi nuk kishte hapësirë te Borussia Dortmund.

Marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje, që do t’i mundësonte klubit danez ta transferojë përfundimisht portierin 24-vjeçar.

Drejtori i Copenhages, Kristjaan Speakman, u shpreh i kënaqur me rikthimin e portierit.

“Ne e njohim shumë mirë Diantin dhe jemi të lumtur ta mirëpresim përsëri në Copenhage”.

“Ai është një djalë shumë ambicioz, i orientuar drejt ekipit dhe me një kulturë të fortë pune, gjë që është e rëndësishme për grupin tonë”.

“Në fushë, ai ka aftësi të shkëlqyera udhëheqëse për pozicionin e tij dhe rikthehet me më shumë përvojë, që do të thotë se mund të ketë një ndikim edhe më të madh për ne këtë sezon”.

Edhe Ramaj është shprehur i lumtur për rikthimin te klubi danez, të cilin e kishte lënë pak më shumë se një vit më parë për t’u kthyer në Gjermani.

“Jam shumë i lumtur që marrëveshja është finalizuar dhe mezi pres t’u bashkohem përsëri djemve”.

“Kam kaluar një kohë fantastike këtu dhe mezi pres ta vazhdoj atë. Ndihem shumë mirë te Copenhageni dhe më ka munguar shumë atmosfera e veçantë gjatë ndeshjeve në Parken”.

“Klubi dhe mentaliteti janë përshtatje perfekte për mua, sepse edhe unë dal në fushë për të fituar çdo herë dhe kjo është ajo që më motivon”.

“Qëndrimi im i mëparshëm në Kopenhagë ishte shumë pozitiv, por tashmë ai i përket së kaluarës. Tani bëhet fjalë për të dhënë maksimumin çdo ditë në stërvitje dhe për ta ndihmuar ekipin drejt fitoreve të reja”, shtoi portieri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.