KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Millanov për 11.6 tonët speca të Maqedonisë të kthyer nga Bullgaria: Pritet vendimi nëse do të asgjësohen në vendin importues apo tek ne

Millanov për 11.6 tonët speca të Maqedonisë të kthyer nga Bullgaria: Pritet vendimi nëse do të asgjësohen në vendin importues apo tek ne

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) është njoftuar se Bullgaria ka kthyer 11.6 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të nivelit të rritur të pesticideve.

Siç deklaroi sot drejtori i AUV-së, Oliver Millanov, ende pritet vendimi nëse sasia do të asgjësohet në vendin importues, në Bullgari, apo do të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të asgjësohet në deponinë “Drislla”.

“Operatori ka të drejtë që specat të asgjësohen ose të kthehen. Ne, së bashku me Inspektoratin e Bujqësisë, do t’i asgjësojmë me kërkesë të operatorit ose të vendit importues. Jemi njoftuar për rastin konkret dhe presim të shohim nëse do të asgjësohen në Bullgari apo do të kthehen këtu, ku operatori do t’i asgjësojë në ‘Drislla’”, deklaroi Millanov në një konferencë për media në Ministrinë e Shëndetësisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.