KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LDK-ja refuzon Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Asnjë parti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Ajo i ftoi për nesër në ora 9 përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth krizës politike.

Por, pas refuzimit që menjëherë ia bën PDK-ja dhe AAK-ja, tashmë edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht.

Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për televizionin Dukagjini, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, i ka thënë Abdixhiku televizionit Dukagjini. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.