KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Marrëveshja personale është arritur, Valmir Matoshi drejt klubit austriak

Marrëveshja personale është arritur, Valmir Matoshi drejt klubit austriak

FC Thun dhe Sturm Graz kanë nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e mesfushorit ofensiv kosovar, Valmir Matoshi.

Klubi austriak tashmë ka arritur marrëveshje personale me reprezentuesin e Kosovës, i cili ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Sturm Grazit.

Matoshi ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me klubin austriak, ndërsa tashmë kanë mbetur për t’u finalizuar detajet mes dy klubeve.

Negociatat po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe pritet që tarifa e transferimit të jetë rreth 1 milion euro, plus bonuse të ndryshme.

Kështu, transferimi i Matoshit drejt Sturm Grazit po afron gjithnjë e më shumë drejt finalizimit, me klubin austriak që tashmë po punon për të arritur marrëveshjen përfundimtare me FC Thun. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.