KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Mitrovicë të Jugut konfiskon 12 armë dhe arreston 15 persona gjatë javës

Policia në Mitrovicë të Jugut konfiskon 12 armë dhe arreston 15 persona gjatë javës

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut ka zhvilluar aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese gjatë javës së kaluar, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të veprave penale.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 12 armë zjarri, ndërsa janë arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të aktiviteteve në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 390 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ndaj nëntë shoferëve janë shqiptuar masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjeteve me veprim motorik, për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

“Policia në Mitrovicë të Jugut ka vazhduar me aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprave penale dhe rritjes së sigurisë për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprime operative dhe parandaluese në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me synim ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.