KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo surprizojnë fansat me dy duete në koncertin në Londër

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo surprizojnë fansat me dy duete në koncertin në Londër

Ariana Grande u ribashkua me bashkë-yllin e saj nga “Wicked”, Cynthia Erivo, gjatë koncertit në O2 Arena në Londër të dielën, duke surprizuar publikun me dy performanca të përbashkëta.

Dy artistet hapën momentin special me këngën “For Good”, një prej hiteve më të njohura të “Wicked”.

Më pas, Grande dhe Erivo interpretuan së bashku edhe “Get Happy” dhe “Happy Days Are Here Again”, këngët e famshme të interpretuara nga Judy Garland dhe Barbra Streisand, shkruan DailyMail.

Ribashkimi i tyre shënoi performancën e parë publike së bashku që nga speciali televiziv “Wicked: One Wonderful Night”.

Grande dhe Erivo kaluan disa vite duke punuar së bashku në adaptimin filmik me dy pjesë të muzikalit të famshëm.

Pas koncertit, Grande ndau në Instagram momente nga nata dhe shkroi: “Të dua shumë dhe të falënderoj. Mirënjohëse dhe emocionuese”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.