Drejtoria e Mobilitetit ka njoftuar se ka përfunduar një pjesë e punimeve në disa nga rrugët e kryeqytetit.
Sipas njoftimit, punimet janë realizuar në rrugën “UÇK”, rrugën “Migjeni” dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Nga Drejtoria e Mobilitetit kanë bërë të ditur se ndërhyrjet janë pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të qarkullimit në rrugët e Prishtinës. /Telegrafi/
