KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Courtney Love rrëfen betejën që i rrezikoi jetën: Rashë në 45 kilogramë, më thanë se do të vdisja

Courtney Love rrëfen betejën që i rrezikoi jetën: Rashë në 45 kilogramë, më thanë se do të vdisja

Courtney Love ka rrëfyer për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Në vitin 2019, pasi mbërriti në Britani të Madhe, ajo u përball me një sëmundje të rëndë që ndikoi shumë në shëndetin e saj.

Sipas saj, trupi i saj “thjesht pushoi së funksionuari” dhe ajo përfundoi vazhdimisht në spitale.

Gjatë asaj kohe, Love humbi të gjithë flokët dhe pesha e saj ishte vetëm 45 kilogramë.

Mjekët i thanë se gjendja ishte aq serioze sa mund të mos mbijetonte.

Megjithatë, refuzoi ta pranonte këtë parashikim dhe vazhdoi të besonte se do të shërohej.

Pavarësisht përvojës së rëndë, Courtney Love nuk ka treguar se nga cila sëmundje vuante.

Ajo ka thënë se nuk dëshiron të flasë publikisht për detajet e sëmundjes, por konfirmoi se tani është mirë dhe është rikuperuar.

Gjatë periudhës së sëmundjes, kur nuk ishte në spital, iu përkushtua muzikës.

Shkruante këngë dhe regjistronte materiale të reja, duke menduar se albumi që po krijonte mund të ishte i fundit.

Love ka shprehur gjithashtu dëshirën për të nisur një turne dhe për të kënduar përsëri para fansave.

Albumi i saj i fundit, “Nobody’s Daughter”, u publikua në vitin 2010 me grupin Hole.

Pas shumë vitesh larg muzikës, po përgatitet për një rikthim të ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.