KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik

Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik

Gërmimet arkeologjike në Parkun e Apolonisë po sjellin të dhëna të reja mbi historinë dhe zhvillimin e një prej qyteteve më të rëndësishme antike në territorin e Shqipërisë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se gërmimi arkeologjik studimor po zhvillohet në kuadër të misionit shqiptaro-francez në Apoloni.

Sipas Gonxhes, kërkimet po fokusohen në një prej monumenteve publike më të rëndësishme të qytetit antik.

“Çdo shtresë e zbuluar përbën një dëshmi të çmuar për historinë, zhvillimin urban dhe jetën publike të Apolonisë”, ka shkruar ai.

Përmes kërkimit shkencor dhe dokumentimit arkeologjik, synohet të rivlerësohet organizimi urbanistik i Apolonisë dhe funksioni i monumenteve publike.

Sipas ministrit, rezultatet e këtyre gërmimeve pritet të ofrojnë një këndvështrim më të plotë mbi zhvillimin e qytetit dhe rolin që Apolonia kishte në botën antike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.