KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

​Pas zjarrit në hotelin në Vlorë solidarizim me pushuesit e prekur, akomodim dhe veshmbathje falas

​Pas zjarrit në hotelin në Vlorë solidarizim me pushuesit e prekur, akomodim dhe veshmbathje falas

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit ambientet e hotelit “Brooklyn”.

Disa njësi hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, bën me dije se turistët do të akomodohen pa pagesë në hotele të tjera. Ndërkohë, për pushuesit që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka që u nevojitet, raporton Top Channel.

Solidariteti i operatorëve turistikë synon që pushuesit e prekur nga ngjarja të vijojnë qëndrimin e tyre në Vlorë dhe programin e pushimeve, pavarësisht situatës së krijuar pas zjarrit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.