KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit

Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit

Shërbimi i rojeve të Parkut Kombëtar „Pelister“, në bashkëpunim me SPB Manastir, ka zhvilluar një aksion disaorësh gjatë natës për gjetjen e personave të armatosur që kishin depërtuar thellë në territorin e parkut.

Dyshohet se bëhet fjalë për gjuetarë të paligjshëm.Aksioni ka nisur më 12 gusht, pas orës 19:00, pasi shërbimi i rojeve kishte marrë informacione nga disa burime në terren për praninë e personave të armatosur me armë zjarri.

Në kërkim janë përfshirë dy patrulla të Parkut Kombëtar „Pelister“, të drejtuara nga drejtori Ivanço Toshevski dhe të asistuara nga zyrtarë policorë të SPB Manastir.

Ekipet gjatë natës kanë lëvizur në terren malor të vështirë për t’u aksesuar, në lartësi mbi 2.000 metra mbi nivelin e detit.

Dy patrullat kanë vepruar në mënyrë të pavarur dhe janë përpjekur t’i afrohen lokacionit ku ishin vërejtur personat e armatosur nga dy drejtime të ndryshme – nga fshati Velushinë dhe nga Infocentri i Parkut Kombëtar.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personat e armatosur kanë hyrë në zonën e mbrojtur me qëllim të gjuetisë së paligjshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.