KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Kryeministri Hristijan Mickoski, informoi se në fund të këtij muaji pritet të fillojë ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.

Ai dha datën 26 gusht për fillimin e punës, pasi sipas tij të gjitha kushtet për ndërtimin e këtij projekti janë përmbushur.

“Këtë muaj, zyrtarisht do të fillojë ndërtimi, të gjitha formalitetet dhe procedurat që lidhen me pjesën shqiptare të Bllacës-Shkupit kanë përfunduar, mendoj se fillimi është planifikuar për 26 gusht, tani nuk do të doja që të më kapeni për fjale por mendoj se ajo ishte data, më në fund ky projekt dhjetëvjeçar që u njoftua, më në fund kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, do të thosha se janë përmbushur të gjitha kushtet që ndërtimi i kësaj autostrade të fillojë”, tha Mickoski.

Për momentin po punohet në 1200 lokacione në gjithë Maqedoninë, u shpreh Mickoski, duke shtuar se në shtator pritet të fillojë ndërtimi i segmentit Bukojçan-Kërçovë, ndërsa për autostradën Kërçovë-Ohër paralajmëroi përshpejtim të punimeve dhe përfundim gradual të saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.