KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar

QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 13:00 të 16 gushtit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura në territorin e vendit.

Prej tyre, katër zjarre janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa dy janë shuar.

Zjarret aktive janë regjistruar në territorin e komunave të Studeniçanit, Makedonski Brodit, Velesit dhe Zelenikovës, si dhe në zonën ndërmjet komunave të Jegunovcës dhe Sarajit. Në këto zona po digjet kryesisht pyll i përzier, vegjetacion i ulët, shkurre dhe pyje me dushk e shkozë.

Tre zjarre janë nën kontroll, në komunat e Krushevës dhe Kriva Pallankës. Ndërkohë, dy zjarre janë shuar plotësisht, njëri në fshatin Pagarushë të Studeniçanit, ku ishte përfshirë një deponi e egër, dhe tjetri pranë varrezave ortodokse në Ohër.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.