KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aunjanue Ellis-Taylor mbron Will Smith për shuplakën ndaj Chris Rock në Oscars: Ai donte të mbronte gruan e tij

Aunjanue Ellis-Taylor mbron Will Smith për shuplakën ndaj Chris Rock në Oscars: Ai donte të mbronte gruan e tij

Aktorja Aunjanue Ellis-Taylor, bashkë-ylli i Will Smith në filmin “King Richard”, ka dalë në mbrojtje të aktorit për incidentin e famshëm në Oscars 2022, kur ai goditi me shuplakë Chris Rock në skenë.

Ellis-Taylor, 57 vjeçe, tha në podcastin “Obsessed” të The Daily Beast se e mbështet Smithin për reagimin e tij ndaj shakasë së Rock për gruan e tij, Jada Pinkett-Smith.

“E di që ai donte ta mbronte gruan e tij dhe unë e mbështes këtë”, tha ajo.

Incidenti ndodhi pasi Rock bëri një shaka për kokën e rruar të Jadas, e cila vuante nga alopecia.

Smith u ngjit në skenë dhe e goditi komedianin, përpara se t’i kërkonte të mos përmendte më emrin e gruas së tij, shkruan DailyMail.

Ellis-Taylor, e cila u nominua për Oscar për rolin e saj në “King Richard”, e përshkroi gjithashtu Smithin si “aktori më i kujdesshëm” me të cilin ka punuar ndonjëherë, duke vlerësuar mënyrën se si ai mbështeti kastin gjatë xhirimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.