KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dalin pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

Dalin pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

Janë publikuar pamje nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesithotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, ku pushuesit u përballën me flakëdhe tym të dendur.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur flakët kanë përfshirëpjesën e poshtme të objektit, ndërsa tymi i madh ka mbuluar katet e sipërme.

Nërrugë shihen njerëz që janë larguar nga hoteli, ndërsa disa prej pushuesvedyshohet se janë detyruar të dalin nga ballkonet për t’i shpëtuar zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05. Sipas Policisë së Vlorës, gjashtëpushues janë lënduar, pesë prej tyre shtetas të Kosovës dhe një nga Rrësheni.

Pesë të lënduar janë dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë, ndërsa njëtjetër po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.

Njëpushues nga Kosova ka rrëfyer se, pasi kishte parë tymin dhe flakët ishtedetyruar të hidhej nga ballkoni për të shpëtuar.

Sipas hetimeve paraprake të Policisë, zjarri dyshohet se ishte aksidentaldhe ishte shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi nëambientet e restorantit.

Pamjet tregojnë përmasat e flakëve dhe momentet e panikut gjatëevakuimit të pushuesve nga hoteli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.