KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Momenti kur dy shokëve u ngec koka në karriget e spitalit, pasi njëri përpiqet të ndihmojë tjetrin

Momenti kur dy shokëve u ngec koka në karriget e spitalit, pasi njëri përpiqet të ndihmojë tjetrin

Një situatë e pazakontë dhe mjaft komike është regjistruar në një sallë pritjeje të një spitali në Chongqing të Kinës, ku dy burra përfunduan në një situatë që vështirë se e kishin imagjinuar.

Gjithçka nisi kur njërit prej tyre i ngeci koka mes mbështetëses së shpinës dhe krahëve të një karrigeje.

Burri tentoi disa herë të çlirohej, por pa sukses.

Shoku i tij vendosi të ndërhynte për ta ndihmuar dhe, në stilin klasik të një personi që thotë “prit, të tregoj unë si bëhet”, u përpoq t’i demonstronte mënyrën për ta nxjerrë kokën.

Por përpjekja mori një kthesë të papritur. Teksa po përpiqej ta ndihmonte shokun, edhe atij i ngeci koka në të njëjtën mënyrë.

Situata u kthye në një skenë edhe më absurde, ndërsa të dy burrat mbetën të bllokuar në karrige dhe nuk mundën të çliroheshin vetë.

Në fund, sigurimi i spitalit u detyrua të ndërhynte për t’i liruar të dy. Momenti u filmua dhe videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe komente humoristike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.