KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Sekuestrohen 250 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë, Dogana publikon pamje

Sekuestrohen 250 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë, Dogana publikon pamje

Më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët, njësitë kompetente të Doganës së Kosovës kanë realizuar kontroll në një barnatore në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës.

“Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të tregut të ligjshëm”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, Dogana e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kontrabandës apo tregtisë së paligjshme. Çdo informatë trajtohet me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.