KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj

Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërprerë punimet në nëntë gurthyes, të cilët dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacionin e nevojshëm.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se shtatë nga gurthyesit janë në territorin e Suharekës, ndërsa dy të tjerë në Skenderaj.

Sipas saj, aksioni është ndërmarrë pas analizimit të dosjeve të më shumë se 200 gurthyesve.

“Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se aksionet inspektuese do të vazhdojnë edhe në terren, ndërsa subjektet që kapen duke vepruar jashtë ligjit do të përballen me masa.

“Një aksion që vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa”, ka shkruar ministrja.

Pacolli ka theksuar se nuk do të ketë tolerim për subjektet që operojnë pa lejet dhe dokumentacionin përkatës dhe që cenojnë mjedisin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.