KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alarmohet Barcelona: Atletico Madridi merr një vendim të papritur për Julian Alvarez

Alarmohet Barcelona: Atletico Madridi merr një vendim të papritur për Julian Alvarez

Julian Alvarez është lënë jashtë skuadrës së Atletico Madridit për miqësoren e së premtes ndaj Marseille, duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Sipas TyC Sports, mungesa e Alvarezit vjen vetëm pak ditë pasi ai u rikthye në stërvitje dhe në një moment kur vazhdon dëshira e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.

Sulmuesi u rikthye në stërvitjet e Atletico Madridit para pesë ditësh, pas pushimeve të tij pas Kupës së Botës.

Përveç tij, jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Marseille kanë mbetur edhe Alex Baena, Marcos Llorente dhe Juan Musso, të cilët gjithashtu sapo janë rikthyer nga angazhimet me kombëtaret. Alexander Sorloth mungon për shkak të një dëmtimi.

Raportimet e fundit kanë bërë të ditur se Alvarez vazhdon të jetë i interesuar për një transferim te Barcelona dhe se ka diskutuar situatën e tij me trajnerin Diego Simeone.

Atletico, megjithatë, ka insistuar vazhdimisht se dëshiron ta mbajë sulmuesin në skuadër.

Situata është bërë edhe më e paqartë pas raportimit të Cadena SER, sipas të cilit Alvarez u ka thënë bashkëlojtarëve se ka gabuar në mënyrën se si e ka menaxhuar situatën me Barcelonën dhe u ka rikonfirmuar atyre përkushtimin ndaj Atletico Madridit.

Atletico do ta nisë sezonin e ri të La Ligës më 19 gusht ndaj Malagas, ndeshje në të cilën Alvarez mund të jetë i gatshëm.

Pavarësisht pasigurisë rreth të ardhmes së tij, argjentinasi vazhdon të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në planet e Simeones./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.