KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A do të jetë gati për shtator? SHFMU “Fatmir Berisha” në Prizren zgjerohet me aneks të ri

A do të jetë gati për shtator? SHFMU “Fatmir Berisha” në Prizren zgjerohet me aneks të ri

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me zgjerimin e lagjes “Bajram Curri”, është rritur edhe nevoja për hapësira të reja mësimore në SHFMU “Fatmir Berisha” në Prizren.

Komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se përmes investimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit është ndërtuar një aneks i ri dykatësh me katër dhoma mësimi.

Aneksi i ri është ndërlidhur me objektin ekzistues të shkollës dhe sallën e sportit, duke krijuar hapësira shtesë për zhvillimin e procesit mësimor.

Sipas komunës, salla e sportit, e cila është e dyta më e madhe në Komunën e Prizrenit pas Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, tashmë ofron kushte më të mira për nxënësit që merren me aktivitete sportive.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka vizituar shkollën për të parë nga afër investimet e realizuara dhe përgatitjet para fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.

Investimi synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe krijimin e hapësirave më të përshtatshme për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor në këtë shkollë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.