KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ITALFOR-KOSOVA hap procedurë për marrjen me qira të autobusëve dhe minibusëve me shoferë

ITALFOR-KOSOVA hap procedurë për marrjen me qira të autobusëve dhe minibusëve me shoferë

Qendra Administrative e Intendencës ka njoftuar kompanitë e interesuara se Forca Italiane e Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR – KOSOVA) synon të marrë me qira autobusë, minibusë dhe minivanë, me shoferë, për nevojat e udhëtimit të kontingjentit italian të vendosur në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W) në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurën e tenderit deri në orën 16:00 të datës 22 gusht 2026 duke dërguar një ftesë të shkurtër në adresën e mëposhtme të email-it: kfor.acquisti@gmail.com.

“Kërkesat e pjesëmarrjes përfshijnë përshtatshmërinë profesionale, kapacitetin ekonomik dhe financiar, si dhe aftësitë teknike dhe profesionale, siç përcaktohen në letrën e ftesës qe pason. Këto kërkesa do të përbëjnë faktorë thelbësorë dhe vendimtarë në vlerësimin e ofertave dhe në përzgjedhjen e tenderit”.

Siç thuhet në njoftim gjuha e zbatueshme: Italiane, shqip, anglisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.