KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Spasovski: Mijëra qytetarë në Gostivar u helmuan nga uji i ndotur, duhet të ketë përgjegjësi

Spasovski: Mijëra qytetarë në Gostivar u helmuan nga uji i ndotur, duhet të ketë përgjegjësi

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski theksoi se institucionet kompetente shëndetësore duhet të jenë përgjegjëse për katastrofën e ujit në Gostivar.

Ai theksoi se institucionet nuk duhej të heshtin dhe të mos merrnin masa ndërsa qytetarët raportonin simptoma të rënda shëndetësore, duke treguar se pikërisht për këtë arsye u ngritën kallëzime penale kundër autoriteteve kompetente shëndetësore.

Spasovski theksoi se përgjegjësinë e hedh mbi institucionet kompetente, të cilat, siç theksoi ai, nuk ndërmorën hapa në një periudhë prej gjashtë ditësh pasi filluan të raportoheshin simptoma të rënda.

“Autoritetet shtetërore që janë përgjegjëse në një situatë ku njerëz me simptoma të rënda ju raportojnë dhe duhen gjashtë ditë para se të ndërmerrni ndonjë hap, e lokalizojnë qartë përgjegjësinë te autoritetet shëndetësore dhe për këtë arsye këto raporte që janë paraqitur janë paraqitur për autoritetet shëndetësore të cilat besojmë se duhet të mbajnë përgjegjësi që nga momenti që hapen rastet”, tha Spasovski.

Spasovski theksoi se bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve, mijëra qytetarë u helmuan nga uji i kontaminuar në Gostivar dhe tha se prokuroria ka mekanizmat e nevojshëm për të sqaruar plotësisht rastin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.