KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjakova emëron Artan Berishën nënkryetar për Komunitete

Gjakova emëron Artan Berishën nënkryetar për Komunitete

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar Artan Berishën në pozitën e Nënkryetarit për Komunitete.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, emërimi vjen pas vendimit të Kuvendit Komunal të datës 2 prill 2026 dhe konfirmimit të ligjshmërisë së këtij vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Komuna e Gjakovës ka thënë se me këtë vendim synohet forcimi i përfaqësimit, përfshirjes dhe avancimit të pozitës së komuniteteve jo-shumicë në komunë.

Artan Berishës i është uruar sukses në detyrën e re dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.