KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punime në 9 zona të Mitrovicës – qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të ujit

Punime në 9 zona të Mitrovicës – qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Shaban Idrizi”, “Mursel Igrishta”, “Mbretëresha Teuta”, “Agim Ramadani Katana” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Shipol, si dhe në fshatrat Vërrnicë dhe Rahovë e Ulët.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Hoxhë Hasan Tahsini” dhe “11 Marsi”.

Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, qytetarëve u është bërë thirrje që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.