KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjini përshëndet qëndrimin e ri të LDK-së, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës

Gjini përshëndet qëndrimin e ri të LDK-së, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të mos marrë pjesë në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjini ka deklaruar se Aleanca prej kohësh ka kundërshtuar, siç e cilëson ai, “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kurti synon të ketë kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin.

“Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin, të cilin po e degradon çdo ditë”, ka deklaruar Gjini.

Kreu i AAK-së ka thënë se partia e tij mbetet e qartë në qëndrimin e saj se Kosova nuk duhet të kontrollohet nga një person.

Gjini ka renditur edhe disa pika që, sipas tij, duhet t’i përmbushë cilado qeveri e ardhshme.

Ndër kërkesat e AAK-së janë avancimi i projektit të gazit amerikan, ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike dhe përfundimi i infrastrukturës kryesore.

Gjithashtu, Gjini kërkon rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla, lirimin e bujqve nga tatimi në pronë dhe investime në kryeqytet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.