KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Afati për subvencionimin e teksteve shkollore skadon nesër, mbi 179 mijë aplikime

Afati për subvencionimin e teksteve shkollore skadon nesër, mbi 179 mijë aplikime

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të aplikojnë për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi afati i aplikimit përfundon nesër.

Afati, i cili fillimisht ishte caktuar të mbyllej më 9 gusht, është shtyrë për shkak të interesimit dhe kërkesave të prindërve që nuk kishin arritur të aplikonin në kohë.

“Deri sot, për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, kanë aplikuar gjithsej 179 mijë prindër në platformën eKosova, ndërsa afati përfundimtar për mbylljen e aplikimeve është dita e nesërme”, tha Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për arsim paraunviversitar në Ministri të Arsimit.

“Ministria e Arsimit, e ka shtyer afatin për palikimin e prindërve i cili ishte paraparë të mbyllej me 9 gusht deri më nesër në mundësi që t’ju japim mundësi të gjithë prindërve që të aplikojnë”, shtoi ajo./RTK

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.