KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 100 turistë u hodhën në det nga varka që mori flakë në Turqi

Mbi 100 turistë u hodhën në det nga varka që mori flakë në Turqi

Më shumë se 100 turistë janë detyruar të hidhen në det pasi një varkë turistike mori flakë gjatë një lundrimi pranë Fethiyes, në jugperëndim të Turqisë.

Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu papritur ndërsa varka ndodhej në det.

Pas përhapjes së flakëve, personat që ndodheshin në bord u detyruan të largoheshin nga mjeti lundrues duke u hedhur në ujë.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e rojes bregdetare dhe policisë detare, të cilat nisën menjëherë operacionin e shpëtimit.

Autoritetet turke konfirmuan se të gjithë 107 personat që ndodheshin në varkë u evakuuan me sukses.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.