KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Karamelja” jashtë bashkisë së Durrësit, instalacioni që shkaktoi habi dhe mori vëmendjen e qytetarëve

“Karamelja” jashtë bashkisë së Durrësit, instalacioni që shkaktoi habi dhe mori vëmendjen e qytetarëve

Një instalacion arti urban është vendosur sot përpara Bashkisë së Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Skulptura urbane, e punuar në stilin pop-art, paraqet një karamele gjigante me shkëlqim metalik të kaltër, të vendosur mbi një bazament graniti.

Në qendër të saj shfaqet e stampuar stema zyrtare e Bashkisë së Durrësit.

Përdorimi i kësaj simbolike ka ngjallur kureshtje dhe diskutime të shumta te kalimtarët, që sugjerojnë objekte të tjera që lidhen me problematikat e qytetit. Ndërkaq nga Bashkia ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi autorësinë apo mesazhin e ëmbël të veprës. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.