KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

Në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski njoftoi se ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë do të fillojë në ditët në vijim.

“Sot, vendi po ndërtohet për të qenë i begatë përmes investimeve të forta në infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe arsim.
Po ndërtojmë infrastrukturë moderne: Brenda pak ditësh, do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë.

Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Bukojçan po ndërtohen intensivisht.

Gjatë shtatorit, do të fillojmë edhe Bukojçan – Kërçovë.

Pres të nis një pjesë tjetër të autostradës Kërçovë – Ohër në tetor, dhe të përfundoj të gjithë autostradën Kërçovë – Ohër – Strugë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, njoftoi Ministri i Transportit.

Nikolloski shtoi se pret që, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, të fillojë ndërtimi i fazës së parë hekurudhore Shkup – Jegunovcë-Tetovë – Gostivar, fazës së dytë Gostivar – Kërçovë dhe fazës së tretë Kërçovë – Ohër – Strugë vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.