KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Para të gatshme rreth 40 mijë euro e katër telefona – Policia jep detaje nga bastisja në vendbanimin e të arrestuarit për spiunazh

Para të gatshme rreth 40 mijë euro e katër telefona – Policia jep detaje nga bastisja në vendbanimin e të arrestuarit për spiunazh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

Policia njofton se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:

para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;

para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;

katër (4) telefona celularë;

dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë thonë se mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.