KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar në Maqedoni

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar në Maqedoni

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 6 miliardë e 363 milionë e 610 mijë denarë, që është 31.0% më shumë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Numri më i madh i lejeve, 70, është lëshuar në Rajonin e Pollogut.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit, 200 (67.6%) janë për objekte të ndërtimit të lartë, 26 (8.8%) për objekte të ndërtimit të ulët, ndërsa 70 (23.6%) për objekte për rikonstruksion.

Nga gjithsej 296 objektet, në 218 (73.6%) raste si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 78 (26.4%) raste investitorë janë subjekte afariste.

Gjatë periudhës raportuese është parashikuar ndërtimi i 754 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 64.266 metrash katrorë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.