KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Doganat e Maqedonisë kapin tre imigrantë në Shkup, ishin fshehur në një kamion

Doganat e Maqedonisë kapin tre imigrantë në Shkup, ishin fshehur në një kamion

Drejtoria e Doganave njofton se tre imigrantë të paligjshëm nga Sudani janë gjetur gjatë një kontrolli të një kamioni me mallra të deklaruara për zhdoganim importi në Kompleksin Doganor në Shkup.

“Doganierët nga Dogana Shkup 1 në Doganën e Shkupit kanë gjetur tre imigrantë të paligjshëm nga Sudani gjatë një kontrolli të detajuar të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi.

Mallrat, me origjinë nga Kina, janë ngarkuar në portin e Selanikut, pas së cilës kamioni është vulosur me një vulë greke.
Tre individët, shtetas të Sudanit, e kanë grisur kabllon në pjesën e përparme të ngarkesës së kamionit dhe janë fshehur midis kutive”, njoftojnë nga Doganat.

Ky është rasti i katërt i imigrantëve të paligjshëm të zbuluar në tre muajt e fundit. Imigrantët i janë dorëzuar Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.