KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Banori i Lakrishtës ankohet për gropat dhe ndriçimin: Këto probleme po paraqesin rrezik për fëmijët

Banori i Lakrishtës ankohet për gropat dhe ndriçimin: Këto probleme po paraqesin rrezik për fëmijët

Një qytetar ka ngritur shqetësim për gjendjen e rrugës dhe mungesën e ndriçimit në hapësirat rekreative në lagjen Lakrishte të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Viktor Majer”.

Qytetari, i cili i ka dërguar Telegrafit edhe fotografi nga vendi, thotë se në këtë pjesë ka gropa të shumta në rrugë, ndërsa ndriçimi në parkun e fëmijëve dhe në fushën e basketbollit nuk funksionon.

“Ju drejtohem me ankesën për gropat e tmerrshme në rrugë dhe mosfunksionimin e ndriçimit në parkun e fëmijëve dhe fushën e basketbollit, në lagjen Lakrishte, rruga ‘Viktor Majer’”, ka thënë qytetari.

Sipas tij, këto probleme janë adresuar edhe përmes platformës “Prishtina Online”, por deri më tani, sipas tij, nuk ka pasur ndërhyrje nga Komuna e Prishtinës.

“Këto probleme i kemi paraqitur edhe me ankesë në platformën Prishtina Online, por Komuna e Prishtinës nuk ka ndërmarrë asgjë në sanimin e tyre”, ka deklaruar ai.

Qytetari ka kërkuar ndërhyrje të institucioneve, duke theksuar se gjendja e rrugës është përkeqësuar dhe mungesa e ndriçimit paraqet shqetësim për sigurinë e fëmijëve.

“Gropat janë bërë gati të pakalueshme dhe mosfunksionimi i ndriçimit paraqet rrezik permanent për fëmijët tanë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.