KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim”, Manxhuka i LVV-së i bën thirrje PDK-së

“Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim”, Manxhuka i LVV-së i bën thirrje PDK-së

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka u është drejtuar deputetëve të PDK-së që po qëndrojnë para objektit të Qeverisë, duke u thënë se kryeministri Albin Kurti ndodhet brenda në zyrën e tij.

Manxhuka u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin me vete kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën dhe të hyjnë në takim me kryeministrin.

“Merreni kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe ejani në takim”, u ka thënë Manxhuka deputetëve të PDK-së.

Ai ka theksuar se Kurti ndodhet në zyrën e tij dhe është i gatshëm për takim me liderët opozitarë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.