KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit

Një defekt në linjën e tensionit 20 kV, që furnizon me energji stacionin e pompave në Fushë Milot, ka shkaktuar probleme të përkohshme me furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit.

Për shkak të defektit, stacioni i pompave qëndroi jashtë funksionit nga ora 22:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit të ujësjellësit të Durrësit shkak i defektit kanë qenë erërat e forta.

Probleme me furnizimin me ujë pritet të ketë në fshatrat Shkallë, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull.

Pas punës gjatë gjithë natës, defekti u riparua në orën 06:00 dhe stacioni i pompave rinisi punën. Ujësjellësi i Durrësit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e përkohshme. /A2CNN/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.