KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputetët e PDK-së para Qeverisë, Çitaku: Këto zyre janë të uzurpuara nga një deputet, Kurti duhet të jetë në Kuvend për ta konstituar legjislativin

Deputetët e PDK-së para Qeverisë, Çitaku: Këto zyre janë të uzurpuara nga një deputet, Kurti duhet të jetë në Kuvend për ta konstituar legjislativin

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës në një konferencë për media para objektit të Qeverisë i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të shkojë në Kuvend dhe të konstituohet legjislativit.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se janë para Qeverisë me të vetmin qëllim, që të kërkojnë rivendosjen e ligjit, kushtetutës dhe demokracisë në vend.

“Kjo ndërtesë këtu është Qeveria e Kosovës që shumë prej nesh kemi pas nderin me shërby. Nuk ka privilegj e nder më të madh se me i shërby shtetit tënd, por nuk ka krim më të madh sesa kur besimi qytetar keqpërdoret dhe zyret e popullit uzurpohen.

Këto zyre të popullit janë të uzurpuara nga një deputet dhe po aq sa ka të drejtë ai të jetë aty,po aq kemi edhe ne. Ai duhet të jetë në Kuvend bashkë me ne, për të themeluar institucionet, konstituar Kuvendin. Nuk jemi këtu me bo puq, por me i thanë Albin Kurtit eja në kuvend, shumicën e ke, ndërtoje qeverinë dhe ecim tutje”, tha ajo.

Si[as Çitakut, Qeveria Kurti pa asnjë mbikëqyrje parlamentare mbrëmë vonë kanë marr vendime.

“Me çfarë mandati marrin vendime? Jemi këtu me i thanë Albin Kurtit eja në Kuvend, aty e ke vendin, t’i ndërtojmë institucionet e pastaj ecim tutje”, tha ajo më tej.

Deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë para hyrjes së qeverisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.