KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aktori i njohur turk Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij presin fëmijën e dytë

Aktori i njohur turk Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij presin fëmijën e dytë

Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja marokene Iman Elbani, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmin e bukur çifti e ndau me ndjekësit përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku konfirmuan se familja e tyre do të zgjerohet së shpejti.

Murat dhe Iman janë të martuar që nga viti 2016 dhe prej vitesh konsiderohen një nga çiftet më të dashura për publikun.

Foto: Instagram

Vajza e tyre e parë, Miray, lindi në tetor të vitit 2022.

Ardhja e Miray ishte një moment shumë emocional për çiftin, pasi më herët kishin përjetuar humbje të shtatzënive.

Foto: Instagram

Tani, gati katër vjet pasi u bënë prindër për herë të parë, ata po përgatiten të mirëpresin edhe një anëtar të ri në familje.

Në fotografitë e publikuara, Murat dhe Iman shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa në disa prej tyre shihet edhe vajza e tyre, Miray. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.