KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tronditje në opozitën turke – kryetari i Stambollit largohet nga partia pas 17 vitesh

Tronditje në opozitën turke – kryetari i Stambollit largohet nga partia pas 17 vitesh

Kandidati presidencial i Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Ekrem İmamoglu, ka njoftuar dorëheqjen nga partia pas 17 vitesh anëtarësim.

Njoftimi u bë përmes llogarisë në rrjetet sociale të Zyrës së Kandidaturës Presidenciale, në emër të İmamoglut, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun e Silivrisë.

“Po jap dorëheqjen nga anëtarësimi im 17-vjeçar në Partinë Republikane Popullore. Ky vendim është rezultat i vlerave në të cilat besoj për të ardhmen e vendit tonë dhe i përgjegjësisë që mbaj ndaj popullit tonë”, thuhet në deklaratën e tij.

İmamoglu falënderoi bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij, me të cilët, siç tha, ka punuar dhe ka ecur krah për krah gjatë viteve të anëtarësimit në CHP.

Në deklaratën e tij, politikani turk iu referua edhe Yeni Parti, partisë së re të krijuar nga Ozgur Ozel, kryetari i CHP-së, i cili është pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

“Sot po hapim një rrugë të re për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të fortë, më demokratike dhe plot shpresë për Turqinë. Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi, ta rrisim shpresën së bashku dhe ta ndërtojmë të ardhmen së bashku. Kjo është rruga e popullit. Së bashku do t’ia dalim”, deklaroi İmamoglu.

Në fund të deklaratës janë publikuar edhe lidhje për anëtarësim dhe mbështetje për Yeni Parti, ndërsa është përdorur hashtag-u #Yenibaşlangıç, që në shqip do të thotë “#FillimIRi”.

Largimi i İmamoglut nga CHP shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike turke, veçanërisht në një kohë kur e ardhmja e tij politike dhe përballja e opozitës me pushtetin në Turqi mbeten në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.