KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok

Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur armatim dhe uniforma ushtarake me simbole të flamurit serb në fshatin Dren të Zubin Potokut, në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetarit që ka pretenduar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pamjet dhe fotografitë e siguruara nga KALLXO tregojnë armët dhe pajisjet e gjetura gjatë aksionit të zhvilluar të martën, më 12 gusht 2026.

Zhvillimi i fundit vjen në kohën kur institucionet po hetojnë pretendimet e Rashkoviqit, i cili ka deklaruar se është keqtrajtuar nga zyrtarët policorë.

Lidhur me këto pretendime, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare dhe ka filluar mbledhjen e informacioneve.

Sipas raportimeve, zyrtarët e IPK-së e kanë intervistuar Rashkoviqin në spital për të sqaruar rrethanat e rastit.

Nga ana tjetër, kryetari i Listës Serbe dhe drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Elek, ka bërë të ditur se Rashkoviq është transferuar për trajtim në Beograd.

Sipas Elekut, Rashkoviq ishte dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut mbrëmjen e 11 gushtit, pasi kishte shfaqur simptoma si marramendje dhe dridhje.

Telegrafi ka provuar të marrë detaje të tjera lidhur me rastin, por deri në mometin e publikimit të lajmit nuk ka mundur të marrë përgjigje nga Policia.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.