KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Pronarët e Leicester Cityt e nxjerrin klubin në shitje për një çmim të arsyeshëm

Pronarët e Leicester Cityt e nxjerrin klubin në shitje për një çmim të arsyeshëm

Familja Srivaddhanaprabha e cila ka nën pronësi Leicester Cityn e ka nxjerrë në shitje klubin dhe të gjitha asetet e tij, me një broshurë të hartuar nga Citigroup të titulluar “Project Lineup” që tani po qarkullon tek investitorët potencialë

Sipas The Athletic, pronarët po kërkojnë 300 milionë dollarë (260 milionë euro) për të gjithë portofolin, përfshirë klubin simotër OH Leuven, megjithëse një marrëveshje më afër 200 milionë dollarëve (173 milionë euro) konsiderohet më e mundshme duke pasur parasysh rënien e Leicester Cityt në League One dhe humbjet e mëdha të fundit prej 61 milionë eurosh në llogaritë e fundit.

Vetëm portofoli i pronave, që mbulon stadiumin King Poëer, bazën stërvitore Seagrave dhe Belvoir Drive, vlerësohet në 204 milionë funte (239 milionë euro).

Broshura nxjerr në pah historinë e Leicesterit si “klubi më i suksesshëm në historinë e EFL” dhe një “akademi e kategorisë së parë”, pavarësisht se kryetari Aiyawatt Srivaddhanaprabha këmbënguli në janar se “shitja e klubit nuk është mënyra për t’u larguar”.

Pasi janë bërë kampion në Ligën Premier para 10 vitesh dhe kanë një histori deri diku pozitive, blerja e Leicester Cityt nuk pritet të jetë problem për investitor tjerë të huaj që synojnë tregun britanik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.