KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

FIFA nis punën me 19 vajza të talentuara në Kosovë

FIFA nis punën me 19 vajza të talentuara në Kosovë

Akademia e FIFA-s në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur punën intensive me talentet e reja të futbollit, duke u fokusuar kësaj here te gjeneratat 2012 dhe 2013.

Në program janë përfshirë 19 vajza të talentuara, të përzgjedhura nga të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit në Kosovë. Ato janë identifikuar gjatë procesit të vëzhgimit të talenteve, i cili është zhvilluar në të gjitha rajonet e vendit gjatë muajit qershor.

Programi zhvillohet në kuadër të FIFA Talent Development Scheme, me synim që talentet e reja të kenë mundësi të barabarta për zhvillim dhe të përgatiten për nivelet më të larta të futbollit.

Nën mbikëqyrjen e ekspertit të FIFA-s, Rainer Kraft, futbollistet do të ndjekin një program të strukturuar dhe stërvitje të specializuara, ku fokusi do të jetë në zhvillimin e mëtejshëm të aspekteve teknike, taktike dhe fizike.

Akademia e FIFA-s në Kosovë, e cila është e para e këtij lloji në shtetet e Ballkanit, synon që përmes këtij programi të krijojë një bazë të fortë për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe të kontribuojë në përgatitjen e futbollisteve që në të ardhmen mund të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare të Kosovës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.