Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore informojnë se problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve të MPB-së është kapërcyer dhe se ata mund të përdorin përsëri shërbimet shëndetësore pa probleme.
Gjatë ditës, të dy institucionet ishin në koordinim të vazhdueshëm dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërmorën aktivitetet e nevojshme për të përcaktuar dhe eliminuar arsyet që çuan në ndërprerjen e përkohshme të ushtrimit të të drejtave të sigurimit shëndetësor.
“Pas aktiviteteve të ndërmarra, situata është normalizuar dhe është mundësuar shfrytëzimi i pandërprerë i të drejtave të sigurimit shëndetësor për punonjësit e Ministrisë së Brendshme”.
“Ministria e Brendshme dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të vazhdojnë me aktivitete të koordinuara për të gjetur një zgjidhje sistemike që do të mundësojë funksionimin e pandërprerë të sigurimit shëndetësor në të ardhmen dhe ushtrimin në kohë të të drejtave të sigurimit shëndetësor për të gjithë punonjësit”, thuhet në njoftim.
