Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale.
Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Inspekcionit, janë ndërmarrë dy aksione në lokacione të ndryshme të qytetit.
Në Magjistralen e Adriatikut janë larguar reklamat e vendosura në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në rrugën “Ahmet Selaci” është liruar prona komunale e cila ishte e uzurpuar.
Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/
