KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Punonjësit e MPB-së mbesin pa sigurim shëndetësor, SPP: Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Ministri

Punonjësit e MPB-së mbesin pa sigurim shëndetësor, SPP: Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Ministri

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) po e ndjek nga afër situatën me problemin e sigurimit shëndetësor të pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme, i cili po rishfaqet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, thonë nga atje.

“Ne besojmë se situata të tilla janë të papranueshme dhe nuk duhet të përsëriten në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurimin shëndetësor të oficerëve të policisë.

Gjatë ditës, Sindikata e Pavarur e Policisë do të përgatisë dhe do t’i paraqesë një letër Ministrit të Brendshëm, nga i cili do të kërkojmë ndërhyrje urgjente në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, me qëllim që problemi të kapërcehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ofrohet një zgjidhje e përhershme në mënyrë që të mos përsëritet në të ardhmen.

SPP mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e anëtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe do të vazhdojë të reagojë sa herë që vihen në dyshim të drejtat e tyre”, thuhet në reagim.

Që nga dje, të gjithë punonjësit e Ministrisë së Brendshme nuk kanë pasur sigurim shëndetësor, ata janë kthyer nga kimioterapia, procedurat diagnostikuese, laboratorët, me shpjegimin se ose duhet të paguajnë privatisht ose të presin që situata të rregullohet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.