KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Në Banjën e Malishevës u mbajt gara memoriale e notit “Esmir Shala”

Në Banjën e Malishevës u mbajt gara memoriale e notit “Esmir Shala”

Në pishinat natyrale të Banjës së Malishevës është mbajtur gara memoriale e notit “Esmir Shala”, e organizuar në nderim të noterit Esmir Shala dhe me synim promovimin e notit te të rinjtë.

Gara u organizua nga Federata e Notit e Kosovës, Klubi i Notit “Besa” dhe Komuna e Malishevës.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Teuta Miftari-Mazreku.

Kastrati tha se Komuna e Malishevës do të vazhdojë ta mbështesë sportin dhe sportistët, brenda mundësive të saj.

“Sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë, prandaj jo vetëm këtë garë, por edhe çdo lloj sporti, Komuna e Malishevës, brenda mundësive që ka, do ta përkrahë. Sot nderojmë sportistin dhe notarin e njohur, Esmir Shala, dhe mbajtja e garave në nderim të një sportisti tregon më së miri përkushtimin tonë si institucione dhe si shoqëri. Ju uroj të gjithëve suksese në këtë garë, si dhe në garat dhe kampionatet e notit. Zoti i bekoftë sportistët tanë”, tha Kastrati.

Në edicionin e sivjetmë morën pjesë rreth 100 garues nga 12 klube të notit, ndërsa garat u zhvilluan në gjashtë kategori.

Gara memoriale “Esmir Shala” synon të ruajë kujtimin dhe të nderojë figurën e noterit Esmir Shala, ndërsa njëkohësisht të kontribuojë në promovimin e notit dhe sportit tek të rinjtë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.